Edhe pse sezoni i vjeshtës ka nisur tashmë, ky fakt nuk e ka penguar moderatorin e njohur, Isli Islami të shijojë bregdetin.
Ai ka ndarë në llogarinë e tij një foto ku duket se ndodhet në Dhërmi, shoqëruar me shkrimin: “Pak fresk sot apo më duket mua?”.
Me siguri ky ka qenë një veprim shumë i guximshëm nga ana e Islit, i cili ka shijuar detin pavarësisht temperaturave të ulëta dhe mungesës së diellit.
Edhe ndjekësit e kanë vënë në dukje këtë veprim të moderatorit, i cili nuk e ka pasur aspak problem ta shijojë fundjavën në bregdet edhe në këtë mënyrë./revistawho.com