• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Isli Islami e thotë troç: Unë e kam të ndarë se si do ta bëj ceremoninë martesore

Isli Islami është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej disa sezonesh ai drejton programin e mëngjesit në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Wake Up’ së bashku me Ori Nebiaj. Ndonëse tepër i qeshur në ekran, Isli është treguar përherë i rezervuar përsa i përket jetës private.

Ndërsa së fundmi i ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ në ‘RTSH’, Islami ka rrëfyer disa nga planet e së ardhmes të cilat lidhen me dasmën e tij. “Meqë do kemi një martesë, do kemi dhe një dasmë?”, ishte pyetja të cilës moderatori iu përgjigj duke treguar se po.

“Që ta dish ti dhe po ta them ty për herë të parë, unë e kam ndarë si do e kem ceremoninë që para shumë vitesh, e kam të ndarë”, pohoi Isli rreth faktit nëse do të ketë një ceremoni martesore.

Nuk dihet nëse aktualisht ai është në një lidhje dashurie, megjithatë është e sigurt se sapo një marrëdhënie e tij të zyrtarizohet Islami do të bëjë dasmë ashtu siç e ka menduar vite më parë./revistawho.com