• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ishte sfidë”, Visjan Ukcenaj rrëfen si e bëri për vete bashkëshorten e tij pas shumë përpjekjesh

Visjan Ukcenaj dhe Jona Xhelilaj janë një ndër çiftet më simpatikë, të cilët kanë bashkë plot 10 vite dhe janë prindër të një djali. Të tre kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun për të folur për historinë e tyre të dashurisë.

Regjisorja bukuroshe ka treguar se në fillim nuk e ka pëlqyer aspak Visjanin, madje ajo doli në kafe me të thjesht për ta hequr qafe.

Ndërkohë Visjani ka treguar se e ka pëlqyer që në fillim, madje takimi me të ishte një sfidë e vërtetë.

“Që në impaktin e parë ndjeva një kuriozitet. Ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur. Nuk fliste me njeri. Ishte realisht sfidë, sepse isha mësuar që në akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë, duan të duken. Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam ngulmuar për 3 muaj rresht për ta takuar, që të dilte në një tek kafe. Çfarë s’bëja. Futesha në mes të klasës pa pikë lidhje, bëja një batutë interesante dhe ikja”, ka treguar aktori i njohur Visjan Ukcenaj.

Tashmë Jona dhe Visjan janë prindër të një djali të vogël të quajtur Divin, i cili duket se e ka ndryshuar edhe më shumë jetën e tyre./revistawho.com