Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka u bë nënë me një vajzë që vendosi ta quajë Gaia. Ajo ka ndarë momentet më të ëmbla me vogëlushen dhe ka treguar gjithashtu se i është nënshtruar një regjimi ushqimor duke u kujdesur për peshën e saj. Ndërsa së fundmi, Olta ka vendosur të bëjë dhe një ndryshim në pamjen e saj duke i lyer flokët në ngjyrë të errët.
“Pas 3 muajsh ishte koha për një ndryshim”, ka shkruar Olta krah fotos në ‘Instastory’.
Me siguri pas përkushtimit maksimal ndaj të bijës, Boka do kujdeset që shumë shpejt të rikthehet edhe në muzikë me projekte të reja në të./revistawho.com