• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ishin të fejuar për 5 vite, ish-partnerja e Seldit bëhet nënë për herë të parë

Dafina Zeka është një emër i njohur për publikun shqiptar, jo vetëm si vajza e gazetarit dhe politikanit kosovar Milaim Zeka, por dhe si ish-e dashura e këngëtarit shqiptar, Seldi Qalliu. Seldi dhe Dafina kanë qenë të fejuar për 5 vite, por fejesa e tyre mori fund në vitin 2016. Pas ndarjes secili vazhdoi në rrugën e vet dhe tani, pas 3 vitesh, Dafina është bërë mama për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë Milaimi nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ku shfaqet duke festuar me miqtë e tij ardhjen e mbesës. “Sapo mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë së bashku me Edën dhe disa miq nga Brukseli dhe Gjermania. Që Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtetë, që unë u bëra gjysh, kjo është rrenë…”, ka shkruar ai. Gjatë 9 muajve të shtatzënisë, Dafina ka ndarë shumë foto me ndjekësit e saj në ‘Facebook’, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, krah partnerit të saj. Ndërsa tani, të gjithë presin me padurim të shohin sa më parë portretin e vogëlushes./revistawho.com