Ajo është shkëputur nga ekrani, por vazhdon njësoj të tërheqë vëmendje rreth vetes. Ish-prezantuesja e “Pasdite në Top Channel” Ulpiana Lama, ka nisur pushimet verore në bregdetin shqiptar. Lama, e cila tani është drejtoreshë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka publikuar një fotografi “hot”. Ish-zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës pozon në bikini në formë të shkëlqyer fizike duke u shfaqur shumë seksi. “Ai tha: vazhdon te jesh muza ime edhe pas 18 vjetësh”, ka shkruar Ulpiana pranë fotos.