• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ish-banorja e “Big Brother Albania” bëhet e famshme jashtë vendit, e ngatërrojnë me Kylie Jenner-in

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino pas daljes nga shtëpia e famshme është bërë vlogere në Youtube dhe blogere në Instagram. Ajo poston shpesh video nga jeta e saj e përditshme apo video me partnerin në Youtube ndërsa në Instagram është shumë aktive me foto. Pikërisht prej Instagramit, Gerta është bërë së fundmi e famshme edhe jashtë vendit. Një prej fotove të saj është publikuar në faqen e “Fashionnova” e cila ndiqet nga 17 milionë njerëz nga mbarë bota. Foto e Gertës ka marrë shumë pëlqime por më i bukur është fakti që bukuroshen shqiptare e kanë ngatërruar me miliarderen Kylie Jenner. “Mendova se ishte Kylie Jenner”-komenton një ndjekës dhe shumë të tjerë kanë ndarë të njëjtin mendim. Gerta vetë në një status shprehej se nuk mendon që i ngjan shumë Kylie-t, po ju si mendoni?