• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ish-banori i “Big Brother” del pozitiv me ‘Koronavirus’

Ish-banori i ‘Big Brother Albania 4’, Petrit Bylykbashi ka dhënë ditën e sotme lajmin se është i infektuar me ‘Covid-19’. Ai ka treguar me anë të një postimi në ‘Facebook’ se testi ndaj virusit doli pozitiv.

“Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.
Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.
Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.
Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.
Ju dua shume” ka shkruar Petriti në rrjetet e tij sociale.
Pas këtij momenti në postimin e Bylykbashit nuk kanë munguar komentet e ndryshme pozitive në mbështetje të tij dhe kësaj periudhe delikate që ai po kalon./revistawho.com