• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ish-asistentja e Selena Gomez ka dy fjalë për këngëtaren e njohur

Ish-asistentja e Selena Gomez, Theresa Marie ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘Eonline’ ku ka folur për bashkëpunimin e saj me këngëtaren e njohur. Ajo ka pohuar se dyshja ka bashkëpunuar për kompaninë e saj, duke sjellë në treg një linjë të re të rrobave të banjos. Ndër të tjera Teresa ka treguar se Gomez ka qenë një inspirim për të. Marie theksoi se 26-vjeçarja është femër me shumë klas dhe konservative, ndërsa punën me të e ka cilësuar si një ndër më të vlefshmet që ajo ka kryer deri më tani.

Ajo çfarë ishte interesante ishte se Teresa kishte vendosur që linjës së re që do të sjellë, t’i vërë emrin e këngëtares.

Kujtojmë se Theresa ka qenë më parë ish-asistentja e Selena Gomez, ndërsa tani vajzat u bënë bashkë për një tjetër projekt të rëndësishëm. Nuk dihet nëse bashkëpunimi tyre do të vazhdojë për më gjatë, por kjo pritet të zbulohet në muajt në vazhdim nga vetë Marie apo Selena./revistawho.com