• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Irina Shayk vë gjithmonë pikat mbi “i”, ju mbani shënim

 

Kur bëhet fjalë për stilin e përditshëm, Irina Shayk di gjithmonë si t’i fiksojë të gjithë sytë pas vetes. Supermodelja u fotografua në New York City me kombinime mjaft interesante dhe ‘cool’.
Një ditë Shayk kishte veshur një bluzë të shkurtër të bardhë të kombinuar me xhinse të zbardhura dhe atlete në të njëjtën ngjyrë. Mbi to Irina kishte kombinuar një pallto me kuadrata nga ‘Vivienne Ëestëood’ dhe kaq ka mjaftuar që paparacët ta fiksojnë këtë moment. Ndërsa një ditë më vonë Shayk është shfaqur sërish me nëj palë pantallona dhe çizme të zeza, këmishë të bardhë dhe një pallto në ngjyrë blu të fortë. Në të dyja kombinimet Irina nuk kishte harruar të vendoste maskën, megjithatë kjo e fundit nuk i mjaftoi për të mos rënë në sy e për të mos dalluar me stilin e saj unik./revistawho.com