Veshjet me kuadrata janë dhe njëherë në modë dhe këtë sapo na i tregoi Irina Shayk. Modelja është fotografuar ditën e djeshme duke shëtitur me vajzën e saj, Lea në rrugët e New York dhe vëmendjen e ka marrë kombinimi i fundit dhe xhaketës më kuadrata në ngjyrën e verdhë dhe blu.
Veshja e zgjedhur nga modelja i përkiste koleksionit të ri të pranverës të firmës ‘Vivienne Westwood’. Xhaketa kushton 1.330 $, ndërsa fundi 740$. Irina e kishte kombinuar veshjen me një palë çizme të ‘Magda Butrym’, që shkonin në shumën 1.270 $ duke i dhënë kështu veshjes totalin e shumës prej 3.340 $./revistawho.com