• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Irena Kita e pasur? Ja si i përgjigjet ajo të gjithëve

Irena Kita përveçse një juriste, është e njohur më së shumti për stilin e saj të veçantë në të veshur. Gjithmonë Irena si gjithë ‘fashion bloger-et’ e tjera mundohet të sjellë në Shqipëri modelet e fundit që vijnë nga emrat më të njohur të modës në botë. Ditën e sotme Irena ishte e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku foli rreth gjithë eksperiencës së saj si ‘fashin bloger’.

Rezultate imazhesh për irena kita pop culture

Ajo ka treguar se për t’u marrë me këtë gjë pavarësisht se duket diçka shumë e bukur dhe fitimprurëse në të vërtet kërkon shumë mund dhe shpenzime financiare. Gjithashtu Irena është vendosur në qendër të mediave për shkak të pasurisë së saj. E pyetur në lidhje me këtë gjë ajo tha: “Unë nuk jam e pasur, shpirtërisht jam e pasur dhe ky është fat i madh. Jo të gjitha rrobat që ekspozoj janë të miat, sepse ashtu e kam bashkëpunimin me subjektet. Unë jam e pasur aq sa për t’i plotësuar dëshirat vetes, por pa ekzagjeruar. Jam me këmbë në tokë. Nuk jam aq e pasur sa mendojnë.” /revistawho.com