• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Irani miraton ligjin e ri: Gratë nuk mund të hipin mbi biçikleta, është imorale

Në Iran është miratuar një ligj i ri që kufizon lirinë e femrave: lideri suprem i revolucionit islamik, ka vendosur të mos lejojë përdorimin e biçikletave nga ana e seksit femër. “Gratë që hipin mbi biçikletë në publik, shpesh tërheqin vëmendjen e burrave dhe e nxisin shoqërinë në korrupsion moral dhe në pasiguri”, – ka deklaruar Ali Khamenei, autoriteti politik më i lartë në vend. “Kjo është në kundërshtim me dëlirësinë e grave, ndaj është e nevojshme ta braktisin atë”. Në Iran, gratë nuk kanë akoma mundësi të punojnë apo të udhëtojnë pa lejen e bashkëshortëve të tyre. Opozitarët e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane, e kanë komentuar kështu situatën: “Kjo ‘fatwa’ dhe deklaratat e diktatorit iranian, që tregojnë të gjithë natyrën integraliste të mullahëve që kanë pushtetin në Iran, nuk sjell gjë tjetër veç se rrit talljen dhe indinjatën mes popullatës, në veçanti të grave”. Një javë para se të shprehte qëndrimin e tij mbi përdorimin e biçikletës, Khamenei kishte theksuar pikërisht vizionin e tij të universit femëror. “Roli dhe misioni i saj, është të jetë nënë dhe të kujdeset për shtëpinë”.