• youuinsttaaffccbb
TEST
Fotot, Lajme

Inxhinieri 26 vjeçar që fotografon vajzat shqiptare nudo

Trupi i femrës, ndër shekuj ka qenë frymëzim për artistë të zhanreve të ndryshme. Por, këtë herë ka ndodhur ndryshe. Për herë të parë një 26 vjeçar do të çel një ekspozitë e cila do të sjell 25 foto nudo të disa modeleve që kanë pozuar për aparatin e tij në çdo cep të shqipërisë. Në një rrëfim për gazetën “Dita”, Andi pranon se, dhe pse tashmë kjo temë nuk është më tabu, njerëzit ende nuk janë përgatitur, që mentalitetin e së kaluarës ta hedhin pas shpine. Prandaj dëshira e tij është të japë një dorë në këtë drejtim dhe të të ofrojë vlera estetike, qoftë edhe nëpërmjet pjesëve më delikate të trupit të femrës, që në këtë ekspozitë shpesh do i gjejmë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas tij, në art nuk ekziston imoraliteti dhe këtë frazë ai do e theksojë në ambientet e ekspozitës. Andi Agaraj është 26 vjeç, ka lindur në Fier, prej disa vitesh banon në Tiranë. Ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni dhe punon në administratën e shtetit. Fotografon dhe koleksionon aparate fotografike. Në 18 mars do të hapë ekspozitën e tij të parë, ku do të prezantojë 25 foto nudo…

CLOSE
CLOSE