• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Intervistë me Demet Ozdemir dhe Ibrahim Çelikkol: Kemi dashur shumë të luajmë bashkë

“Shtëpia ime, fati im”, me aktorët Demet Ozdemir dhe Ibrahim Çelikkol është pëlqyer kaq shumë nga publiku shqiptar dhe kjo vërehet nga shikueshmëria e lartë dhe interesi që ky serial ka patur që në episodet e para. Për t’i njohur më mirë aktorët kryesorë, “revistawho” ju sjell këtë intervistë që zbulon më shumë për ta.

Intervista me Ibrahimin:

Ibrahim së fundmi u bëre baba, si e përshkruan këtë ndjenjë?

Është e papërshkrueshme! Është një ndjenjë që nuk e kam përjetuar më përpara. Më pushtoi menjëherë kjo ndjenjë.

Si u ndjeve kur e more bebin në krahët e tua?

Ai ishte momenti kur u bëra baba. Disa thonë që mësohesh me kohën, por unë menjëherë atë moment kuptova që jam baba.

Si ka ndikuar ardhja në jetë e djalit në jetën tënde?

Ka ndikuar komplet. Tani jemi +1. Jam i mbushur me lumturi.

A ka ndryshuar marrëdhënia jote me bashkëshorten?

Ne po jetojmë ditët më të bukura të martesës sonë. Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një çifti.

Je i pashëm, i talentuar, ke një martesë të lumtur, je bërë baba. Po të meta ke?

E meta ime është që jam i paduruar. Jam ekstremisht i paduruar.

Je rritur në të njëjtën shtëpi me mamanë, tezen, hallën dhe gjyshen. Si është të rritesh në një ambient vetëm me gra?

Mendoj se kjo më ka ndihmuar t’i kuptoj shumë mirë ndjenjat e tyre.

Ti u martove në një kohë kur të gjithë vajzat të adhuronin. Mendon se ndikoi kjo në popullaritetin tënde?

Mendoj se disa vendime bëjnë një kthesë në jetë. Kur e takova bashkëshorten time Mihrie, isha i sigurt se ishte momenti ta merrja atë kthesë të jetës.

Gjithmonë në seriale je paraqitur si djali pasionant dhe romantik. Kështu je dhe në jetën reale?

Për këtë duhet të pyesim bashkëshorten time.

Intervista me Demet:

Je rritur në një qytet të vogël si Izmit. Mendoje se do bëheshe ndonjëherë aktore e famshme?

Demet: Po jam rritur në një vend shumë të vogël dhe kam ëndërruar shumë, por nuk e besoja që do arrija këtu.

Ti je aktore shumë e mirë e serialeve komedi, pse zgjodhe këtë herë një serial dramë?

Doja të provoja, të luaja të gjitha karakteret. Por nuk dua të luaj në drama gjithmonë.

Çfarë ke mësuar në këto 6 vitet e fundit në skenë?

Kam mësuar që mund ta bësh këtë punë nëse ke kurajo, nëse punon shumë, nëse jep më të mirën, atëherë do jesh e suksesshme. Kam mësuar shumë në çdo serial të ri, staf të ri, regjisor të ri. Nuk ka fund, në aktrim gjithmonë kërkon më shumë.

Numëron plot 12 milion ndjekës në rrjete sociale. Pse mendon se njerëzit të ndjekin kaq shumë?

Disa më ndjekin nga kurioziteti, disa sepse vërtet më pëlqejnë dhe disa sepse ndjekin serialin. Janë kuriozë çfarë kam veshur, si lyhem, ku jam etj.

Si është të punoni bashkë?

Demet:  Jam shumë e lumtur që punoj me Ibrahimin.Unë e kam ndjekur Ibrahimin dhe punën e tij. Jemi përballur disa herë sepse kemi të njëjtën kompani menaxhimi. Kam dashur shumë të luaja krah tij dhe ai më tha të njëjtën gjë. Fati e donte të luanim në këtë serial.

Ibrahim: Demet është shumë punëtore dhe e respekton punën. Nuk e dija që ishte kaq e talentuar.