• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Intervista, Lajme

INTERVISTË/ Alban Skënderaj: Nuk të duhet një koncert për të ndjerë dashurinë e publikut, Miriami mbështetja më e madhe

Intervista/Alban Skënderaj:

Nga Suada Daci

Shumë këngëtarë e kanë të vështirë të fitojnë zemrat dhe vëmendjen e publikut, por ky nuk është rasti i Alban Skënderajt. Përballja e parë me skenën rezultoi një sukses për këngëtarin e hitit “Vetëm ty”, i cili fitoi jo vetëm çmimin e parë por mbi të gjitha dashurinë e publikut shqiptar…

Dhe ja ku jemi sot 13 vjet më pas Alban Skenderaj rikthehet në Pallatin e Kongreseve me një karrierë të suksesshme, plot hite e çmime dhe me të parin koncert recital “live” të këtyre përmasave gjigande. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar do të shoqërojë për tre net radhazi artistin e mirënjohur, që do të sjellë një tjeter atmosferë në këtë fillim marsi të ftohtë. Edhe këtë herë publiku është krah Skënderajt, pasi biletat për koncertin e tij u shitën në kohë rekord.

“Lart e Poshtë” ka realizuar një intervistë me artistin e njohur, i cili na rrëfen emocionet përpara natës së parë të eventit të shumëpritur…

Si do të jetë i ndërtuar koncerti, do të kesh interaktivitet me publikun?

Unë jam epiqendra e këtij koncerti pasi është e gjithë historia ime, e jetës sime, e pikënisjes sime deri më sot. Patjetër që interaktivet do të ketë, unë këtë e bëj gjithnjë në salla të vogla e të mëdha. Pjesë e rëndësishme do të jetë përfshirja e publikut, rrëfimi, bashkëbisedimi, por kjo duhet të vijë në mënyrë spontane, i duhet lenë pak hapësirë spontanitetit.

Ky është koncerti juaj i dytë recital, por i pari këtyre përmasave, a është e vështirë të bësh një event të tillë?

Është një miks vështirësish, që nga aspekti financiar, duhet të jesh bashkëproducent i eventeve të tua, pasi nuk mund të presësh që të ti bëjnë të tjerët dhe ti të bësh thjesht artistin. Sfidat janë të mëdha kërkojnë shumë vullnet, besim, vizion, kërkojnë edhe të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin tënd sepse s’mund të jesh matematikor.

Biletat janë shitur në kohë rekord, është kjo arsyeja që do të jetë tre net?

Po kjo ishte. Nisi për një natë u bënë tre net. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, na dha kënaqësi por edhe shumë përgjegjësi.

E ndjen që publiku të do?

E ndjej dashurinë e njerëzve, është ushqimi bazë me të cilin unë marr forcë dhe energji. Por nuk duhet një koncert për ta ndjerë këtë, unë e ndjejë përgjatë gjithë kohës, në çdo çast. Ky le të themi është një kurorëzim, është një vulë e raportit tim me publikun që është gjithnjë suportues dhe besnik.

Do të ketë hite të tua ndër vite në këtë koncert, apo edhe këngë të reja?

Do të ketë këngë të reja dhe të vjetra. Do të jetë i gjithë repertori im, dhe jam përpjekur të bëj një kolazh me këngët më të dashura, në mënyrë që të ketë hapësirë për të gjitha. Muzikalisht do të jetë një koncert shumë i larmishëm.

Miriami besoj është në çdo hap me ty, por a do të ngjitet edhe ajo në skenë krah teje?

Kemi disa surpriza që nuk zbulohen dot, por gjithsesi Miriami është gjithnjë me mua në këto lloj eventesh, edhe tani që po flasim është këtu afër meje. Është mbështetje shumë e madhe për mua artistike, pasi është artiste vet. Prezenca e saj është e domosdoshme për mua, në një event të tillë.

Besoj është e para që duron edhe ndonjë nervozizëm tëndin?

I merr dhe ato bashkë me të mirat, ashtu siç i marr dhe unë kur ajo ka ngarkesë dhe stres. Kjo është ti gjendesh afër partnerit në momente të mira dhe të këqija.

Po Ameli do të jetë në sallë për të të ndjekur?

Nuk e di edhe po edhe jo…

Alban mund të kalojnë shumë vite, por ti do të njihesh gjithnjë si këngëtari i hitit “Vetëm ty”. Ti vet si e ke raportin me këtë këngë, të është mërzitur?

Ajo është impakti i parë, është dashuria e parë. Ishin rrethanat, momenti i duhur por ajo është një këngë me vlera në repertorin tim pasi është një këngë e sinqertë, e bërë me frymëzim të pastër edhe mbetet ende një poezi në repertorin tim. Patjetër që unë e kam kënduar shumë, por nuk jam në fazën që më është lodhur. Është një kulminacion në çdo event që unë bëj.

E ke menduar pjesëmarrjen në ndonjë kompeticion artistik, apo s’do të të shohim më në skena kompetitive?

Në këtë moment jam i ftohtë nuk shoh interes për festivalet. S’dua të vihem në garë në këtë moment të jetës sime. Është pak e siktleshme, pasi sot çdo artist është unik në llojin e tij.

A e di Alban Skënderaj vendin e tij në muzikën shqiptare?

Jo, kjo është një gjë duhet ta thonë dhe ta të tjerët. Unë vazhdoj të ushqej ata që ushqehen me muzikën time. Historia do kohën e vet… /revistawho.com

Sot në @larteposhte me @albanskenderaj | #PasditjaImeEKuqe Ora 17:00

A post shared by Lart E Poshtë (@larteposhte) on