• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Personazhi në numra

Simone Pigliacelli në numra

Atë do ta njihnim vite më parë përmes spektaklit “Dancing With The Stars”, si një nga balerinët profesionistë të spektaklit të yjeve, ndërsa një vit më parë Simone Pigliacelli ishte koreografi i këtij produksioni. Italianin simpatik do ta njihni këtë herë përmes numrave dhe ju sigurojmë që do të mësoni shumë për të, prej përgjigjeve të këndshme që ai ka dhënë.

1: Është lidhja që kam me tim vëlla, Mirkon, i cili është njeriu më i rëndësishëm në jetën time dhe është gjithmonë aty, çfarëdo që të ndodhë. 1-shi është edhe numri në bluzën e tij, pasi Mirkoja është futbollist i Parmës, në rolin e portierit.

10: Është vlera që i vendos jetës sime sentimentale, në një shkallë nga 1-shi te 10-ta, përkrah njeriut që nxjerr anën time më të mirë edhe në situata të komplikuara.

21: Janë vitet që ia kam dedikuar realizimit të ëndrrës sime më të madhe, asaj të të qenit një artist i plotësuar në të gjitha aspektet.

0: Janë herët kur jam tërhequr para pengesave, duke shfaqur anë të karakterit tim, të cilat as vetë nuk besoja se i kisha.

4: Vite kanë kaluar që nga hera e parë që kam ardhur në Shqipëri. Tregon edhe fillimin e një udhëtimi që më ka rritur edhe në nivel personal, në një vend të cilin e konsideroj si një shtëpi të dytë.

∞ (Infinit): Janë herët që do të rimerrja të njëjtat vendime në jetën time, qoftë në të mirë apo në të keq; në këndvështrimin familjar, sentimental, profesional dhe në miqësi.

7: Janë gjërat që dëshiroj akoma nga jeta:
Të blej shtëpi;
Të martohem;
Të vazhdoj punën time;
Të buzëqesh;
Të gaboj;
Të rritem;
Të dashuroj.

Leave a Reply