• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Intervista

Një ‘bloggere’ në moshë të re, por e suksesshme si Anxhelina: Vështirësia më e madhe? Kur njerëzit më shohin çuditshëm

Të jesh ‘bloggere’ është një gjë, por të jesh ‘bloggere’ e sukseshme në një vend të vogël si Shqipëria është një gjë tjetër. Duket si gjëja më e thjeshtw në botë, vishu bukur dhe bëj foto të bukura, por kaq nuk mjafton. Të gjithë bëjmë foto dhe i hedhim në rrjetet sociale, por nuk kemi asnjë përfitim monetar apo përfitime të tjera. Të kesh një ‘blogg dhe’ të përfitosh ekonomikisht prej tij është një angazhim më vete, i cili kërkon kohë, përkushtim, aftësi menaxhuese dhe marketuese dhe mbi të gjitha të qenurit unik dhe i veçantë në atë që do të sjellësh për ndjekësit. Kjo është një metodë mjaft e përhapur në botë dhe kush ka ditur të plotësojë maksimalisht elementët e mësipërm është bërë dikush dhe mjaft i pasur vetëm prej kësaj. Mjafton të përmendim Chiara Ferragni, e cila tashmë është një nga ‘bloggeret’ më të pasura në botë. Po në Shqipëri si po shfrytëzohet kjo risi fitimprurëse? Adhuron ngjyrat e forta, mund të dalë me ngjyrë të verdhë të fortë ose lejla edhe në një kohë të zymtë me shi, stil unik dhe të qenurit gjithmonë vetvetja. Bëhet fjalë për një nga ‘bloggeret’ më të sukseshme në vend, Anxhelina Kotorri. Në një intervistë për “Revistawho.com” Anxhelina ka treguar sesi ka nisur gjithçka dhe si arrin të nxjerr fitime monetare dhe jo vetëm, nga blogu i saj.

Cilat janë mënyrat si i nxjerr fitimet një bloggere?

Një bloggere, me influencë të lartë për ndjekësit në ‘Blogg’ apo ‘Instagram’, e ka me të lehtë të tërheq një biznes apo aktivitet për të rritur popullaritetin, midis një bashkëpunimi. Nga ky bashkëpunim sigurisht që ka një fitim, ka bloggere ku zgjedhin atë monetar dhe të tjera ku zgjedhin një dhuratë apo diçka të ngjashme. Në Shqipëri është në zhvillim e sipër kjo, në fakt jo vetëm me ‘blogg-ere’ por edhe me ato personazhe që kanë më tepër ndjekës apo influencë në ‘Instagram’.

Sa fitimprurës është të paturit një ‘Blogg’?

Në qoftë se di ta menaxhosh dhe t’i bësh gjërat me idenë për të mos patur “përfitime”, më beso përfitimet vijnë vet. Për mua ka qenë shumë pozitive kjo pjesë, kam patur bashkëpunime të cilat kanë qenë goxha fitimprurëse për mua.

Qëllimi fillestar kur hape bloggun a ishte të fitoje para apo të nxirrje fitime të tjera të tërthorta?

Kur e hapa “Instagramin” dhe ‘Blogg-un,’ as nuk e kisha idenë që një ‘bloggere’ mund të kishte përfitime. Madje dhe kur reklamoja një dyqan e bëja me dëshirë të madhe pa asgjë në këmbim, mjafton një ndihmë e vogël përse jo, e kisha në dorë e le ta bëja. Kishte njerëz që më pyesnin, a merr diçka që i publikon? Unë: Përse duhet të marr?!

Një ‘bloggere’ e suksesshme pret të bëjë para shpejtë?

Një ‘bloggere’ e sukseshme vështirë se i jep vetes titullin, ‘BLOGGERE-. E kam thënë dhe në një intervistë më parë që unë akoma nuk e quaj veten ‘bloggere’, pasi realisht kushtet nuk i përmbushim. Ndoshta jam në hapat e parë, më beso ka akoma dhe më shumë për të ardhur.

Cilat janë hapat që ndjek një ‘bloggere’ për ta kthyer ‘blogg-un’ e vet në fitimprurës?

Në fakt unë nuk kam ndjekur disa hapa që mund t’i sugjeroja. Të qëndruarit të veçantë, me postime intesive dhe duke sjellë diçka ndryshe, vjen vetë ‘feedback-u’.

Cilat janë disa nga mënyrat marketuese që ti përdor për të nxjerr sa më shumë fitime nga ‘blogg-u’?

Ndoshta postimet e mia janë çelësi. Duke sjellë risi, asnjëherë e njëjtë me postimin e kaluar dhe duke i kushtuar një rëndësi të madhe çdo bashkëpunimi, duke u përgatitur për çdo postim të veçantë, ka bërë që unë të kem disa fitime. Nuk di ndonjë strategji, por të qëndrosh e veçantë në atë që bën, që përcjell apo për atë që ‘blogg-u’ është krijuar. Unë dua të krijoj një ‘blogg’ mode, ndaj nuk mundem të ndërthur dhe ‘blogg’ kuzhine apo make-up.

Cili është çelësi i të qenurit një ‘blogg-ere’ e sukseshme?

Faleminderit për vlerësimin! Akoma nuk më besohet kur më thonë që kam arritur një sukses apo diçka të ngjashme me ‘blogg-un’ tim. Jam pafund e lumtur sa herë e dëgjoj.

A është selektive një ‘blogg-ere’ e suksesshme si ty?

Sigurisht që jam selektive, aty ku duhet.

A mund të jetoj një ‘blogg-ere’ vetëm me të ardhurat që nxjerr nga blogu?

Sigurisht që po, në qoftë se do të arrish ta menaxhosh. ‘Blogg-eret’ e huaja që kanë arritur “majat” tashmë bëjnë një jetë super luksoze.

Si është një ditë e zakonshme e Angelinës?

Çdo ditë për mua është ndryshe, në fakt dua unë ta bëj ndryshe. Shijoj çdo gjë, kafen vetëm kur nis ditën, kafen me mikeshat ku diskutojmë çeshtje të ndryshme, pastaj foto foto foto, takime mbi bashkpunimet, 10% të ditës e kaloj në postë duke pritur pakot që më vijnë, përgatis veshjet e reja, ‘shopping’ me mamin (ku i mbush mendjen të blejë një bluzë, sepse bluza më pëlqeu për vete) haha. Çdo ditë e imja është e mbushur me aktivitet falë ‘blogg-ut’ dhe çdo natë e mbyll duke u “inspiruar” nga veshjet/koleksionet!

Sa e vështirë është të jesh ‘blogg-ere’ në Shqipëri? Cila është vështirësia më e madhe që ke hasur ti personalisht në rrugëtimin tënd?

Vështirësia me e madhe, kur nuk përshtaten dot me stilin tënd & të shohin çuditshem në rrugë…Uff, por mua më pëlqen të dal e veshur me ‘color purple’, roze & verdhe kur bie shi ( haha shaka )! Përsa i perket vështirësisë në Shqipëri, them se për vendin tonë deri tani është ok. S’mundemi të kërkojmë më shumë kur kaq është. Ndaj avash avash çdo gjë.

Një ‘blogg-ere’ e pëlqen gjithmonë çdo gjë që reklamon? Ndjekësit tuaj sa herë shohin një veshje apo një produkt që e përdor një personazh i njohur, themi duhet të jetë i mirë se e ka provuar Angelina.

Personalisht e pëlqej dhe prandaj më parë thashë jam selektive në disa zgjedhje.

Sa përputhet cilësia e vërtet e produktit me figurën e personazhit që e reklamon? 100%  ka perputhje.

Na shuaj nje kuriozitet, shumë personazhe VIP zgjedhin të reklamojnë restorante apo pastiçeri të ndryshme Në sa përqind të rasteve ata nuk hanë asgjë nga gjërat që nxjerrin nëpër foto? Hahaha, mendoj se ata hanë mirë dhe mjaftueshëm e pastaj e lavdërojne, ndoshta dhe në qoftë se nuk është aq e shijshme./revistawho.com/Rudina Laka