• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Personazh, Vetëm në WHO

Nga “RevistaWho.Com” / Aurela Hoxha rrëfen se si përfundoi në Spanjë linja e saj e rroba banjove

Nga Lorena Resulaj / Aurela Hoxha, ka arritur të fitojë gjithmonë vëmendjen e publikut… Prej pak kohësh karriera e saj i ka kaluar kufijtë falë përkushtimit dhe dashurisë për punën. Me siguri nuk ju ka shpëtuar nga vëmendja linja e saj e rrobave të banjës. Pikërisht detajet për këtë sukses të radhës, Aurela i ka zbuluar në një intervistë ekskluzive për RevistaWho.Com. Prej 5 vitesh pjesë e tregut shqiptar, tashmë modelja e njohur ka arritur që linjën e veshjeve “Aurela Hoxha Swim / Made in Albania” ta kthejë në internacionale.

Është me shumë interes për publikun e gjithë ideja e një linje rroba banjosh nën emrin Aurela Hoxha. Mund të na tregoni si lindi kjo ide?

Ka 5 vite që është tashme në treg, kjo linjë. Ka lindur si pasojë e punës time me modën dhe e  shumë vajzave që ndiqnin stilin tim në Shqipëri. Prandaj mendova të krijoj një linjë me veshje plazhi dhe besoj në Tiranë kishte sukses.

Veshjet janë krijime tuajat apo jeni frymëzuar nga dikush apo diku, ndoshta trendet e momentit?

Kanë qenë frymëzim gjithmonë për mua, femrat e viteve 50-60 ndoshta nisur edhe nga fiziku im. Nuk jam nisur nga trendet e fundit, më tepër kam dashur të sjell stilin dhe idetë personale.

Si përfundoi në Spanjë linja juaj?

Ishte një kompani filmike me të cilën jam njohur në Paris, kemi bashkëpunuar në disa projekte dhe kjo kompani shërbeu si urë lidhëse me Galerinë e cila i pëlqeu shumë veshjet e mia të banjos dhe më propozoi këtë bashkëpunim.

Cilin treg synoni? Përveç Spanjës, a do t’i promovoni në vende të tjera krijimet e linjës “Aurela Hoxha Swim”?

Ka një kohë të gjatë që punoj që kjo linjë të kaloj kufijtë dhe ja ku erdhi rasti. Mbylla kontrata në Spanjë, Itali dhe Paris.

Mund të na zbuloni disa nga detajet e eventit që do të zhvillohet në Barcelonë? Do të ketë të ftuar specialë, të huaj apo edhe shqiptarë?

Eventi do zhvillohet në Barcelonë, më 11 maj, në galerinë në të cilën më pas edhe do të shiten veshjet e banjës. Si fillim do të jetë një sfilatë me prezantimin e linjës, modelet e së cilës janë kryesisht të huaja, por nuk mungojë as shqiptaret. Do të ketë koktejl, një bandë që do luajë live dhe një i ftuar special që do performojë. Po punoj që të kem shumë të ftuar, kryesisht media shqiptare dhe të huaja.

Si ndiheni për këtë arritje tuajën?

Jam e lumtur, uroj të shkojë çdo gjë mirë dhe të ketë sukses. Është e rëndësishme në fund të çdo pune të ndjesh vlerësimin. Në rastin konkret, vlerësimin do e ndjej nëse vërtet do ketë treg për veshjet e krijuara nga unë. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE