• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO

EKSKLUZIVE / Almeda Abazi: Im bir do të mësojë shqip, si e zgjodhëm emrin Efehan!

Nga revistawho.com

Almeda Abazi, në të parin rrëfim për momentin më të rëndësishëm të jetës. Bukuroshja shqiptare ndan me ‘revistawho.com’ 9 muajt, që e çuan në qiellin e shtatë. Si i përjetoi ndryshimet dhe çfarë do të ndodhë me të pas lindjes së djalit. Pse zgjodhën emrin Efehan dhe cilët janë njerëzit që po ‘çmenden’ nga gëzimi. Me emocionin e bukur në çdo përgjigje, Almeda jep përgjigjet që kemi kohë që i presim!

Almeda, pikë së pari faleminderit që pranove të ndash me ne emocionet e këtij momenti të rëndësishëm të jetës tënde. Ishte kjo një shtatzëni e planifikuar, apo rastësi?
Sigurisht që të dy kishim menduar dhe dëshironim të bëheshim prindër, por nuk kishim planifikuar asgjë prandaj mund të them që ishte surprizë.

Muajt e pritjes së ëmbël janë vetëm preludi i një rrugë të gjatë, të jashtëzakonshme për një femër, atë të qenit nënë. Si kanë kaluar këto muaj për ty?
Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime.

View this post on Instagram

could not ask for more… 🐿

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on

Si i ke përjetuar ndryshimet në trup, lëvizjen e tij të parë brenda teje?
Jam në muajin e 9-të dhe ai mund të vijë në çdo moment. Kam shtuar 13 kg. Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’. Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot.

Me kë tjetër përveç Tolgahan i ke ndarë këto emocione?
Familja ime dhe familja e Tolgës, që janë më të emocionuar se unë e Tolga.

A ka pasur raste kur je ndjerë në panik për surpriza të paditura për ty gjatë këtyre muajve?
Sigurisht që ka shumë stres dhe panik sidomos 3 muajt e parë, pasi është shtatzënia ime e parë dhe do ketë akoma deri në momentin e fundit (megjithëse më thonë që pas lindjes do ketë akoma më shumë stres si proces). Shpresoj t’ia dal!

A ke menduar ndonjëherë gjatë këtyre muajve për karrierën për rrjedhën që do marrë ajo tani e tutje?
Nuk kam menduar dhe nuk kam planifikuar asgjë me thënë të drejtën. Fokusi im ka qenë vetëm Efehan këto muaj, por që sigurisht do vazhdoj të punoj.

Pas lindjes së djalit do t’i përkushtohesh atij për disa muaj apo mendon të angazhohesh menjëherë?
Do i kushtohem vetëm atij muajt e parë, më pas do filloj me angazhimet.

Kur e morët vesh lajmin e shtatzanisë, dëshiruat një djalë apo një vajzë?
Nuk menduam gjë tjetër veçse shëndetin e tij, prandaj nuk kishte shumë rëndësi.

View this post on Instagram

♥️♥️

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Po emrin, e keni gjetur, keni debatuar se cili do jetë? Në rrjete sociale keni shkruar që do ta quani Efehan. Është zgjedhja juaj apo e Tolgahan? Ka një kuptim të veçantë ky emër?
Po, Efehan. Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.

A do t’i mësosh shqip djalit tënd?
Oh sigurisht, do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës.

Kujt do të doje t’i ngjante?
Nuk ka rëndësi fare. Na marrtë vetëm huqet e mira dhe tiparet e bukura, mjafton.

Kur do ta prezantoni të voglin tuaj me Shqipërinë?
E kam prezantuar që në muajin e 6-të të shtatzënisë me Tiranën time. / revistawho.com