• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Personazhi në numra

Drini Zeqo në numra

Moderatori i njohur Drini Zeqo, vjen në këtë numër të “WHO” përmes numrave, që megjithëse duket se nuk kanë lidhje me profesionin që ushtron prej vitesh, atë të gazetarit, janë të lidhura ngushtësisht me studimet e tij të para, të cilat i përfundoi për ekonomik. Djaloshi simpatik, që u shfaq si drejtues i edicionit të pestë të “Dacing With The Stars” në “Vizion Plus” si dhe i spektaklit “Tu Si Que Vales”, na njeh me Drinin përmes shifrave.

7 janë kilometrat që Drini përshkon me vrap çdo mëngjes. Moderatori i njohur u kushton një rëndësi të veçantë ushtrimeve fizike dhe ky është sekreti i dukjes së tij në formë.

13 është numri i shteteve që ka vizituar gazetari simpatik. Jo rrallëherë nëpër intervista, Drini e ka shprehur pasionin e tij për udhëtimet, për të eksploruar vende dhe kultura të reja.

3 janë njerëzit të cilëve ai u beson gjithçka. Tre shokë për kokë, të cilët prej disa vitesh tashmë i konsideron si pjesë të familjes.

18 piktura qëndrojnë të varura në muret e shtëpisë së tij, të cilën e ndan me prindërit.

15 vite të suksesshme në ekran… Drini Zeqo, me një karrierë të gjatë në media, është sot një nga figurat më të dashura të televizionit.

2 janë fakultetet që Drini ka përfunduar. Djaloshi zeshkan, për të gjithë ata që nuk e dinë, ka ndjekur studimet për ekonomi në Gjermani, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku është diplomuar me rezultate të larta në degën e gazetarisë.

Leave a Reply