• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Personazhi në numra

Anila Çela në numra

Moderatoren e dashur të “Vizionit të Pasdites”, programit të pasdites në “Vizion Plus”, do ta njihni këtë herë përmes numrave. Ndonëse ka studiuar për Farmaci, biondja simpatike e pasditeve tuaja rrëfen disa detaje nga jeta e saj, por këtë herë përmes shifrave…

1- Është motra që Anila ka dhe që është një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj. Sipas saj, ajo është njeriu që e njeh Anilën më mirë se kushdo tjetër.

2- Janë dy mikeshat më të ngushta të saj, me të cilat lidhen edhe kujtimet më të bukura të moderatores.

4- Ata janë katër anëtarë në shtëpi. Familja e vogël e saj është shtuar edhe me një pjesëtar të katërt, duke e bërë më të bukur dhe të plotë familjen e tyre.

14- Është dita e ditëlindjes së Enios, djalit të Anilës. Enio është dashuria e saj më e madhe si dhe fillimi i ri për të.

7- Janë emisionet që Anila ka drejtuar. “Koha e Mëngjesit”, “All Music”, “Konak”, “Café Express”, “Dita ime”, “Ora 5” dhe “Vizioni i Pasdites”. Numri 7 është edhe numri i saj i fatit.

10 vite në ekran. Nisi si punë dhe u kthye në pasionin e saj më të madh. Televizioni mbushi vitet më të bukura me emocione dhe vazhdon ta mbajë gjallë moderatoren simpatike.