• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Vetëm në WHO

INTERVISTA/ Venera & Lindi: Ju tregojmë për punën, dashurinë e ata që na ngacmojnë…

Na lejoni ta themi, Venera dhe Lindi janë një nga çiftet më simpatikë në Shqipëri. Të dy të bukur fizikisht, të talentuar, të rinj, plot energji, humor, të gjitha këto i transmetojnë vetëm duke i parë në foto e jo më në skenë apo në një bisedë si kjo. Sapo kanë nxjerrë të dy nga një këngë të re, vazhdojnë punojnë fort, rriten edhe më shumë profesionalisht por mbeten të thjeshtë e të çiltër siç i kemi njohur prej fillimit. Do të na kuptoni më mirë pasi të lexoni përgjigjet e sinqerta e të lezetshme të kësaj interviste për “revistawho.com”

Këto ditë keni nxjerrë të dy nga një këngë të re, ku po ka dhe kush mendoni se do të ketë më shumë sukses?
Eshtë punuar fort për të dyja projektet. Kështuqë çdokush do e marrë suksesin e duhur.

A bëheni ju xhelozë për suksesin e njëri-tjetrit?
Aspak! Arritja e çdonjerit nga ne është arritje për të dy.

Por për fansat e fanset e fiksuar pas jush?
Jo. Jemi me fat që i kemi dhe duhet respektuar ky fakt.

Venera e gjithë Shqipëria e di që je me Lindin, ndodh të të gjuajë njeri?
Si mendoni ju? Lënë njeri pa ngacmuar këtu… (qesh)

Ty Lindi me siguri të ngacmojnë nga pak vajzat, apo jo?
A të lë vajzë pa të ngacmuar ketu… (qesh)

Zgjodhet të dy të njëjtën kohë për të publikuar materialet e reja, pse?
Erdhi natyrshëm. Kemi punuar në kohë të ndryshme për këngët por klipet i xhiruam bashkë sepse ashtu na erdhi më mbarë. I publikuam njëri pas tjetrit sepse tani mendojmë që është koha e duhur për të sjellë projekte të reja.

Mendoni se do t’iu shtohen propozimet për koncerte edhe më shumë?
Absolutisht! Për këtë po investojmë dhe po punojmë.

Si e keni axhendën në verë, keni mbyllur ndonjë datë?
Ka data të mbyllura. Urojmë që të shtohen edhe më shumë.

Në punë bashkë, jashtë pune bashkë… Marrëdhënia juaj si po shkon, ka nisur t’iu mërzitet njëri-tjetri apo akoma?
Akoma?! (qeshin) Jo s’ka asnjë mërzitje, përndryshe s’do rrinim bashkë.

A jeni ju për shembull në fazën, marrim ndonjë çift tjetër për pushime se “nuk shtyhet muhabeti”?
Hmmm… Jemi të hapur për shoqëri dhe i duam njerëzit por jo se jemi mërzitur bashkë.

E meqë ra fjala, pushimet ku do i kaloni?
S’e kemi vendosur ende. Ka punë më parë pastaj pushime.

Plane më afatgjata si martesa dhe fëmijët keni bërë? Kush nga ju të dy dëshiron më shumë të bëhet prind?
Jo. Mendojmë se është herët edhe pse dëshira është e madhe nga të dy ne.

Venera çfarë dashuron më shumë tek Lindi? Po ti Lindi? (jo tek vetja por tek Venera)
Të dy tek Lindi dashurojmë “Krejt Lindin” (qeshin).

Mendoni se shqiptarët do t’iu donin kaq shumë edhe po të ishit tek e tek?
Besojmë se po. Publikun e kemi fituar veç e veç njëherazi e më pas si çift.