• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Në Kopertinë

INTERVISTA / 1 vit me Besën: Festat këtë herë më gjejnë pranë familjes (FOTO)

FOTOT: EUGENIO QOSE / VESHJET: SAVAGE – ATTITUDE / HAIR & MAKE UP: LILI ISMAILI

Ky takim me Besa Kokëdhimën, vjen fiks një vit pas kopertinës së saj të fundit në revistawho.com. Dhe po njësoj si në intervistën e dhjetorit të shkuar, biseda vëritet rreth projekteve që lamë pas e të tjerëve që priten për t’u realizuar. Është si një bilanc për arritjet e vitit, që për Besën nuk kanë qenë të pakta. Ka prodhuar këngë, klipe, ka fituar para në koncerte, e po njësoj i ka ‘prishur’ ato për hir të muzikës, për hir të pasionit të saj më të madh. Për shumë prej jush momentet e bukura të një viti mund të lidhen me njerëzit e dashur, me ditë speciale festash, ndërsa për Besën edhe në këtë rast e para qëndron muzika. Koncerti i para një viti “Mad Secret Conert” qëndron si qershia mbi tortën e kujtimeve të ëmbla të 2015-ës. Gjatë bisedës me të, kemi cekur edhe titujt e këngëtarët e saj të preferuar, kemi folur për përfshirjen në atmosferën e festave dhe për surprizën që po përgatit për të gjithë ne, në janar…

Besa, si ka qenë ky vit për ty?
2015-ta ka qenë një vit i frytshëm dhe i suksesshëm për mua.
Momenti më i bukur dhe ai më i keq?
Koncerti live i “Mad TV” për Shën Valentin ka qenë një nga momentet më të spikatura në përjetimin tim personal si artiste këtë vit. Momentet e këqija përpiqem t’i harroj.
Çfarë mësove gjatë këtij viti?
Se jo gjithçka në jetë është e parashikueshme dhe pjesë e një plani.
Çfarë fitove gjatë këtij viti? Bëre para?
Fitova miq të rinj, eksperienca të reja, vendosa “tulla” të reja në karrierën dhe background-in tim artistik. Bëra edhe para të cilat i ri-investova në zhvillimin e muzikës sime.
Cila është kënga që të pëlqeu më shumë gjatë këtij viti? Po këngëtari?
Këngët e mia të preferuara nga ato shqiptare këtë vit kanë qenë “Me fjalë të vogla” nga Flori Mumajesi dhe “S’jena mo” nga Majk dhe Getoari.

_D804006 no smoke finale5 (2)
Si po i pret festat?
Kam qenë e angazhuar me projektin tim më të ri, i cili publikohet në muajin janar. Bëhet fjalë për një nga këngët më të dashura që kam bërë ndonjëherë dhe që njëhsohet shumë me personalitetin tim në muzikë. Do të jem gjithashtu pjesë e disa prej koncerteve më të spikatura të festave në Shqipëri, e më pas, për herë të parë pas disa vitesh, do të pushoj për festa dhe do i kaloj ato me familjen.
Ku të pëlqen t’i kalosh festat?
Më pëlqen t’i kaloj pranë atyre që dua. Preferoj një vend me dëborë.
Bëhesh pjesë e përgatitjeve për festat në shtëpi?
Sigurisht, besoj nga albumet e mia për festat e keni kuptuar se jam e dashuruar me festat dhe atmosferën e ngrohtë festive. Për mua janë magjia e vitit.
Gatuan, pastron?
Sigurisht që ofrohem të ndihmoj në pergatitje, nuk ka ritual më të bukur dhe bashkues se sa përgatitjet plot gjallëri e gëzim të darkave festive.
jeshil 1 (1)
Të pëlqen të bësh dhurata? I ke nisur blerjet? 
Më pëlqen shumë dhe këtë vit kam vendosur që dhuratat t’i bëj me duart e mia modeste.
Vetë çfarë dhurate dëshiron të marrësh?
Çdo dhuratë është një thesar duke marrë parasysh mendimin e dikujt për të të lumturuar.
I ke bërë Babagjyshit ndonjë lutje për këtë vit?
I jam lutur të kujdeset për shëndetin e atyre që dua.
Do të sjellësh ndonjë material të ri për festa? Do vazhdojë projekti i këngëve të festave?
Këtë vit bëra një pauzë në projektet e mia për festa. Fundvitin e ardhshëm do të ketë të reja në këtë drejtim.
Çfarë pret nga viti 2016-ta?
Të sfidoj veten në nivele e dimensione të tjera në artin tim, dhe gjithashtu të marr angazhime e përgjegjësi të reja.
Cilat janë objektivat që i ke vënë vetes?
Objektivat e mia si individ janë që të jem një njeri gjithnjë e më i mirë, një artiste gjithnjë e më e kompletuar, përfaqësuese e dinjitoze në artin tim. Dëshiroj të jem frymëzim për të gjithë ata që më duan dhe të bëj diçka të mirë për këdo mundem.
WHOONLINE132
IMAZH NË KOLEKSIONIN E MOTRËS

Në fotot e këtij seti, Besa vjen e veshur me stilime të motrës së saj, Borës… Ja çfarë na tregon atjo për këtë projekt: “Unë këtu jam e veshur ekskluzivisht nga koleksioni i ri i “SAVAGE”, i cili quhet “ATTITUDE” dhe prezantohet në datë 21 dhjetor për publikun. Bora ka bërë një punë fantastike me këtë koleksion, ka krijuar një linjë me personalitet, të sofistikuar e me klas. Fotot janë realizuar me fotografin e mirënjohur Eugenio Qose në Gjirin e Lalzit. Këto janë disa nga fotot e mia të preferuara pergjatë gjithë karrierës sime”, – përfundon artistja.