Ermonela Jaho është nderuar edhe njëherë tjetër me çmim ndërkombëtar. Këtë herë për recitalin e saj të regjistruar me emrin ‘Anima Rara’. Sipas lajmit zyrtar që është bërë publik online, Ermonela ka fituar në kategorinë ‘Vocal Music’, çmimin e vitit 2021 International Classical Music Awards. Juria e ka vlerësuar sopranon shqiptare për dramacitetin artistik që i ka dhënë interpretimeve të saj. “Karizma e saj dhe aftësia për të emocionuar publikun e për të fituar simpatinë e dëgjuesve janë thelbi i performancave të saj të jashtëzakonshmë në këngë”, mësohet të kenë thënë ndër të tjera antarët e jurisë.
Edhe njëherë tjetër, Ermonela Jaho ngriti emrin e saj në arenën ndërkombëtare duke u vlerësuar për punën e palodhur ndër vite./revistawho.com