Ndonëse është një prej djemve më simpatikë të shoëbiz-it shqiptar, për jetën sentimentale të këngëtarit Butrint Imeri dihet fare pak. Këngëtari i njohur thuajse një vit më parë u përfol për një lidhje me prezantuesen Kiara Tito, por pas mohimit që ata bënë, tashmë duket se gjërat janë të qarta. Në një foto të postuar rishtazi nga prezantuesja e “Top Select”, Imeri ka lënë një koment që ka çmendur adhurueset e tij të shumta. “Bella!”-ka shkruar ai në koment, duke e komplimentuar bukuroshen me titullin e këngës së tij më të suksesshme. Një gjë e tillë ka sjellë reagime të hsumta nag fanset e këngëtarit, të cilat i janë vërsulur me komente Titos duke e ofenduar. Në këtë situatë ka ndërhyrë edhe vetë e ëma e prezantueses, e cila duket se ka konfirmuar lidhjen e tyre. Pasi një e afërme e Kiarës shprehet se tani e kishte kuptuar se Butrinti këngën “Bella” e kishte bërë për të, e ëma e prezantueses është shprehur: “Pse nuk e dije ti? Po moj xhenem për të e ka shkruar!” .Megjithatë, e gjithë kjo mesele duket se e ka irrituar Kiarën, e cila i ka fshirë të gjitha komentet nga fotoja në fjalë. Burimi: Prive