Një nga personazhet më të njohur të filmave shqiptarë është pa dyshim ai i Mimoza Llasticës. Sot, teksa kanë kaluar shumë vite, Zhaklina Dhimojani është një zonjë shumë e bukur e po aq e bukur është edhe vajza e saj. Zhaklina dhe e bija, Aleksandra, jetojnë në Bern të Zvicrës dhe kjo e fundit është bërë e njohur atje falë pjesëmarrjes në spektaklin e bukurisë ‘Miss Bern’, ku është krahasuar me aktoren e njohur, Angelina Jolie, për nga tiparet.