I ftuar në një intervistë për “Billboard” i dashuri i Kylie Jenner, Travis Scott, ka deklaruar se e dashura e tij nuk është shtatzënë. I pyetur se si ndihet tani që do të bëhet baba reperi ka dhënë një përgjigje të çuditshme: “Nuk dua të flas për këtë gjë. Këto janë aludime të kota të njerëzve kështu që le të vazhdojnë të dyshojnë”– është përgjigjur Travis, ndërkohë që të gjithë janë habitur nga fjalët e tij. Aludimet se Kylie ishte shtatzënë filluan kur ajo nuk ishte pjesë e kartolinës familjare. Mohimi i Scott bën të ngrihen akoma më shumë dyshimet.