Pak kohë më parë u bë e ditur se një nga çiftet më të dashur për publikun do të bëhen prindër për herë të dytë. Bëhet fjalë për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, të cilët e kanë zbuluar vetë këtë lajm të gëzueshëm. Teksa ditët kalojnë, Ami zbukurohet edhe më shumë, pasi nga fotot e fundit të publikuara duket se është rrumbullakosur. Ami është fokusuar tek Joeli dhe biznesi i saj, duke preferuar të qëndrojë sa më larg vëmendjes së mediave.