Aktorja e serialit indian “Si ta quaj këtë dashuri”, Sanaya Irani i ka gëzuar të gjithë fansat me lajmin e fundit. Aktorja që prej vitit 2013 i ka lënë pak pas dore serialet duke marrë pjesë në kompeticione kërcimi si “Jhalak Dikhla Ja” apo “Nach Baliye 8”, por së fundmi Sanaya do të rikthehet me një serial ku do të ketë rol kryesor dhe do të quhet “Vodka shots”. Seriali do të transmetohet online dhe Sanaya do të quhet “Keya Sharma”, një vajzë që do i duhet të kalojë shumë sfida të jetës. Aktorja është shprehur shumë e lumtur që do të rikthehet dhe ka publikuar një foto ku mund të shohim pamjen e saj si do duket në këtë serial i cili me siguri do të jetë shumë i ndjekur në Indi./revistawho.com