Shumë njerëz para gjumit shikojnë televizor, disa të tjerë pijnë birra apo kontrollojnë rrjetet sociale.
Por të famshmit kanë disa rituale të cilat do t’iu habisin.
Rita Ora, ylli i popit ka zbuluar se para gjumit ajo lyen jastëkun e saj me parfum dhe ndez qirinj aromatikë në dhomë. Kjo e bën këngëtaren të flejë e qetë.
Bella Hadid, supermodelja tregon se nuk mund të flejë gjumë rehat nëqoftëse nuk bën për fytyrën e saj maskë me avull.
Kim Kardashian, para se të flejë gjumë bën trajtim për fytyrën, dhe kap flokët lart.
Rihanna ndërkohë pranon se bën vetëm 4 orë gjumë në natë dhe para kësaj shikon dokumentarë ose filma.
Donald Trump, presidenti i ShBA-së pas një dite të lodhshme preferon të hajë një hamburger dhe më pas fle gjumë, këtë e ka zbuluar autori Michael Wollf’s në librin e tij kushtuar Trump.
Barack Obama, gjithmonë darkon me familjen e tij dhe më pas shikon ndeshje futbolli.