Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka njoftuar në rrjetin social ‘Twitter’ bashkëpunimin e saj të radhës me Liam Payne. Të dy këngëtarët do jenë pjesë e kolonës zanore të filmit “Fifty Shades Freed”. Mesa duket këtë radhë është përzgjedhur përsëri një antar i grupit “One Direction”, pas suksesit që pati dueti i Zayn Malik me Taylor Swift për kolonën zanore të filmit “Fifty Shades Darker”.