Mbrëmjen e kaluar Rihanna u shfaq në koncertin e Jay-Z në Los Angeles. Superylli botëror dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan lëkure të shkurtër dhe të ngushtë, në ngjyrë të zezë. Fustan të cilin ajo kishte zgjedhur ta kombinonte me një xhaketë të gjatë lëkure. Ajo që ra në sy të paparacëve nuk ishte vetëm pamja si gjithmonë e kuruar e saj, por fakti që unaza që përpara disa ditësh u bë arsyeja pse u shpërndanë thashetheme mbi një fejesë të mundshme të saj me miliarderin Hassan Jameel, nuk ishte më. Kujtojmë se marrëdhënia e Rihannës me Hassan ka filluar para 1 viti dhe shfaqjet e tyre në publik kanë qenë të rralla. Kur përpara dy javësh Rihanna u shfaq në një dalje në New York u vu re në gishtin e martesës një unazë me një diamant të madh. Kjo shfaqje e Rihannës u bë arsyeja pse të gjithë menduan se beqaria për të mori fund. Në fakt përveç faktit që unaza mungonte, ditën e djeshme dukej sikur Rihanna po mundohej ta fshinte ekzistencën e saj.
A është kjo dalje një mënyrë e zgjedhur nga ajo për t’i dhënë fund thashethemeve?