Revista më e madhe suedeze për udhëtimet “Vagabond”, liston Shqipërinë në vendin e parë për destinacionin që nuk duhet humbur në 2018. Për Shqipërinë viti 2017 solli një rritje të vizitorëve me qëllim pushimi, rreth 23% më shumë. Një pjesë e madhe e tyre vinte nga Suedia. Këtë e tregon edhe artikulli që revista “Vagabond” ka shkruar. Bordi redaktues i tyre ka krijuar një listë me 35 destinacione që nuk duhen humbur për vitin 2018. Lista ishte e ndarë në 6 kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurat më të mira, diellin më të mirë, ushqimet më të mira dhe udhëtimin më të mirë buxhetor. Në vend të parë për kategorinë “vendet më të mira” e zinte Shqipëria ku shkruhej: “Aty ka gjithçka që nga malet e thepisura deri tek plazhet e arta mesdhetare”. Ne duhet të ndihemi krenarë për këtë./revistawho.com