• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Instant Articles

Po ju tregojmë historinë e parfumit që duhet të dhuroni këtë Shën Valentin!

Ta kthesh parfumin në piedestalin ku meriton të qëndrojë, nuk ka qënë një mision i pamundur për familjen Creed. Një markë e njohur parfumesh angelze, e cila fillimet e saj i pati nga dëshira e mbretit George III pasi u dashurua me një palë doreza aromatike të Creed.

Një përzierje e mandarinave, ambergris dhe drurit të sandalit, u bashkuan në një shishe lëkure që më pas do të bëhej aroma më e dashur për të gjithë. Gjenerata e Tretë e Shtëpisë së Creed vazhdoi me Henryn II, i cili solli aromat më të njohura dhe më të porositura nga monarkia e Europës. Në vitin 1854 kjo markë u zhvendos zyrtarisht në Paris.

Më vonë u krijua diçka e veçantë dhe speciale për të shtuar magjepsjen dhe modën e Epokës së Artë të Hollivudit. Për një feminilitet të pastër ky parfum mbahej në një shishe te ndritshme rozë. Lulja e pranverës u kthye në një ndër parfumet më tërheqëse për yjet. Disa vite më vonë erdhi koha që këto parfume të provoheshin dhe nga pjesa tjetër e popullsisë.

Ishte Olivier Creed ai i cili i prezantoi dhe publikut të thjeshtë aromën e mrekullueshme të parfumeve të markës Creed. Në vitin 1980 Erwin Creed solli një shumëllojshmëri parfumesh të veçanta nga njëra-tjetra dhe të gjitha të dëshiruara, sepse ajo që i karakterizon parfumet e kësaj linje janë aromat joshëse. Në vitin 2009 ne New York hapet butiku i parë i markës Creed. Një suprizë për të gjithë adhuruesit e parfumeve të kësaj linje erdhi në 250-vjetorin e themelimit, ku mes shumë koleksionistëve është hedhur në treg aroma më e kërkuar, Royal Service.

Kjo markë e njohur parfumesh ndodhet prej kohësh edhe në Tiranë. Me dyqanin e parë të autorizuar për shitjen e saj në të gjithë Ballkanin, Maison De Parfum në qendrën “Toptani” dhe pranë zonës së ish-bllokut, tek Libri Universitar. Butiku i aromave më të mira të kryeqytetit, sjell markën më të njohur të parfumeve luks për të mahnitur dhe plotësuar shijet, që vetëm parfumet Creed dinë të sjellin.

Nëse doni një këshillë nga ne: Do të ishte një dhuratë perfekte për partneren/in tuaj në këtë Shën Valentin. Jo më kot personazhe të njohur të ekranit si Luana Vjollca e Armina Mevlani, e kanë fragrancën e preferuar. / revistawho.com