Ish banori i ‘Big Brother 9’, Olsi Klosi herë pas here është bërë pjesë e thashethemeve për lidhje me vajza të ndryshme. Olsi asnjëherë nuk ka mbajtur një qëndrim plotësisht të bindur për lidhjet me ndonjë nga vajzat që është përfolur. Por mesa duket këtë radhë diçka shumë serioze po ndodh me jetën e tij sentimentale. Olsi ka publikuar disa video në ‘InstaStory’, në sfond të të cilave kishte vendosur muzikë romantike dhe i ka shoqëruar me disa ‘emoji’ zemra.
Tani na duhet të dimë kujt po ia dedikon këtë radhë Olsi fjalët e këngës “Më prano kështu siç jam, pasuria për mua je ti! Unë të dua dhe ti mirë e di!”?