Prej më shumë se 4 vitesh, këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, po jeton një përrallë pranë të dashurit të saj çek, Jakub Kindl. Ai një hokeist shumë i famshëm në SHBA, ajo një vajzë shumë e bukur dhe e njohur, bëjnë çiftin perfekt, ndaj me siguri lajmi më poshtë do iu ‘trishtojë’ paska. Afërdita dhe Jakub shumë shpejt do të shkojnë drejt altarit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja. Ajo ka zbuluar unazën me diamant dhe shkruan: “Ishte si një ëndër, thashë po..Kaq e emocionuar! Më shumë foto do të vinë së shpejti”. Edhe ne jemi gjithë sy e veshë nga çifti simpatik. Shumë urime për ju!/revistawho.com