Michelle Obama dhe vajza e saj 19-vjeçare Malian, kanë kaluar një fundjavë dimri në plazh. Nënë e bijë janë fotografuar ditën e diel duke ecur buzë detit në Miami, të shoqëruara nga një grup miqsh. Sipas fotove që “Daily Mail” zotëron, 53-vjeçarja dhe vajza e saj e madhe janë shfaqur si rrallë herë me rroba banjo duke shijuar rrezet e diellit në Miami.
Michelle, duket sensasionale me bikini të bardha, pantallona të shkurtra si dhe një këmishë të bardhë që i nxjerrin në pah trupin e tonifikuar.
Ndërsa Malian kishte veshur rroba banjo te zeza dhe një bluze sportive gri, në dorë mban atletet dhe një liber.
Në këtë ditë vajzash Michell dhe Malian nuk e kanë vrarë shumë mendjen për të tjerët, duke treguar edhe njëherë se jeta jashtë Shtëpisë së Bardhë u shijon shumë.
Ndërkohë Sasha dhe Barack duket se nuk i janë bashkuar udhëtimit të dy vajzave të tjera të familjes pasi nuk shfaqen në asnjë prej fotove të shkrepura.