Kantautori i njohur italia, Riccardo Cocciante, ka mbërritur në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, duke qenë se është i ftuar special në Festivalin e 56-të të Këngës. Cocciante është pritur në aeroport nga Drejtori i Festivalit, z.Martin Leka. Artisti e ka konsideruar këtë vizitë si vendosjen e një raporti me publikun shqiptar që i ka dhuruar gjatë gjithë kohës shumë dashuri. Ai është shprehur se kjo vizitë do ta ndihmojë të njohë edhe më mirë vendin tonë pas lidhjes konkrete që ka krijuar me këngëtaren Elhaida Dani, që nga pjesëmarrja e saj në “The Voice of Italy”. Gjithashtu pak më parë zëdhënsja e festivalit, Kozeta Kurti, ka postuar në ‘Instastory’ një video nga provat e Riccardo Cocciante në Pallatin e Kongreseve. Ai pritet të performojë një nga hitet e tij më të njohura, si dhe një duet me Elhaida Danin./revistawho.com