Kënga më e dëgjuar për Krishtlindje “All i want for Christmas is you” për herë të parë u këndua në vitin 1994, që prej asaj dite kënga është dëgjuar mbi 210 milion herë vetëm në Spotify. Kënga ka grumbulluar mbi 44.8 milionë paund Britanikë, këto shifra marramendëse janë zbuluar nga “The Economist”. Janë shifra të cilat tregojnë se Mariah ka fituar një pasuri, por nuk janë aspak per tu habitur vetëm kujtoni sa herë e keni dëgjuar këngën vetëm për këtë muaj? Mariah mund të ketë humbur shumë gjëra në jetë burra, kile, lek, etj por ky hit i saj nuk ka për të humbur kurrë.