Nje vit i ri do të thotë një trend i ri. Duhet të mendosh cilat jan materialet, ngjyrat, konceptet e reja të modës që do dalin në pah në 2018? Cilët aksesorë janë në trend këte vit? Çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në garderobë? Por mos e stresoni veten me gjithë këto pyetje, sepse të gjitha përgjigjet mund t’i gjeni në këtë artikull.
Kostumet e femrave
Duke qenë se femrat vit pas viti po fuqizohen më shumë edhe trendet e modës po ndjekin kostumet. Po, femrat me kostum do të spikaten më shumë këtë vit. Ky fuqizim i femrës do të shfaqet akoma dhe më shumë edhe tek veshjet, sepse femrat duhet të tregojnë se kanë më shumë besim në vetvete.
Moda e viteve ’70
Trendet e modës dhe detajet nga dekadat e kaluara janë gjithmonë qarkulluese. Nostalgjia për vitet ’90 ka dominuar modën për këto vitet e fundit. Por në 2018 do të kthehemi pas në modën e viteve ’70. Do të ketë një ringjallje të kollareve të zgjatura dhe ngjyrat e viteve të kaluara.
Format gjeometrike minimaliste
Format gjeometrike minimaliste perfshijnë format gjashtëkëndore dhe ato balon. Kjo gjë do të shfaqet më tepër tek bizhuteritë, dekorin e shtëpive, cantat dhe syzet.
Velvet
Ky lloj materiali zakonisht përdoret në vjeshtë dhe gjatë sezonit të festave, por tani keni mundësinë ta vishni gjatë gjithë vitit. Gjatë pranverës së 2018 ju do mund të përdorni xhaketa sportive velvet, si dhe këmisha të këtij lloj materiali.
Ngjyra vjollcë
Ngjyra vjollcë është shpallur si ngjyra e vitit për 2018. Tonet si ngjyra e lules së livandos apo jargavanit do t’i japin vjollcës një karakter më romantik.
Printimet e mëdha me lule
Nëse mendoni se ky lloj trendi është i rezervuar vetëm për moshën e gjysheve tona… gaboheni! Një miksim midis printimeve të vogla me lule dhe ngjyrave pastel do të jap një pamje të mrekullueshme. Por format e mëdha të printimit do të japin një pamje akoma dhe më moderne.