Eugent Bushpepa para pak ditësh rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e fundvitit të RTSH. Me këngën “Mall” ai do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të “Eurovizion-it”. Një këngë e plotësuar në vokal, muzikë dhe tekst. Këtë këngë shumë të realizuar duket se këngëtari nuk e krijoi rastësisht, por e solli si një dedikim për partneren e tij Andian. Ajo ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes mediatike, edhe pse çifti numëron plot 6 vjet bashkëjetesë. Megjithëse gjatë netëve të festivalit në vendet e para të sallës qëndronte e ulur Andia. Pas fitores Eugenti pa u përshëndetur me të iu desh të jepte intervistat e para, ndërsa partnerja e tij e priste e ulur në sallën e boshatisur. Më pas të dy u larguan me trofeun në dorë. Një çift mjaft sipatik të cilët shpresojmë shumë shpejt ti shohim në altar.