Dita e sotme shënon një moment mjaft të veçantë në jetën e aktorit të humorit, Julian Deda. Djali i tij feston ditëlindjen dhe krahas urimit të tij, ai ka zbuluar edhe diçka interesante dhe komike që i ka thënë i biri. “Sot ne mengjes. -O Baa, sa i emocionuar qenkam sot. -Po pse mor Bab..? -Se kam ditelindjen pra dhe do harxhosh ca lek. -Ta dish ti sa i emocionuar jam une o zemer, jo per leket, por sepse po rritesh.
U befsh 100 vjeç Kampioni im. Te dua pafund.”- shkruan Juli.