Zyan Malik dhe e dashura e tij Gigi Hadid janë një nga çiftet më simpatik të showbiz-it.
Shpesh është përfolur për krizën që çifti ka kaluar, madje u përfol edhe për një ndarje të mundshme mes tyre. Urimi të cilin Gigi i bëri të dashurit të saj Zyan hodhi poshtë të gjitha aludimet . Nëpërmjet disa fotove të postuara dhe fjalëve tejet romantike, Gigi, uroi dashurinë e saj dhe u shpreh se ishte shumë krenare qe ishte pjesë e jetës së tij. Ajo e cila bëri më shumë përshtypje tek fansat e tyre ishte njëra nga fotot e publikuara nga supermodelja, në të cilën shfaqej Zyan i veshur vetëm me një xhaketë tregon sytë e Gigit të cilët i ka bërë tatuazh. Një tatuazh mbresëlënës duke ditur sytë mahnitës që Gigi ka. Por i pyetur lidhur me këtë Zayan nuk ka dashur të prononcohet.