Këngëtarja Beatrix Ramosaj është kthyer pas në kujtime, teksa ka publikuar disa foto që tregojnë fëmijërinë e saj. Në dy foto që ka postuar në rrjetin social ‘Instagram’ ajo duket shumë e vogël. Në njërën prej tyre këngëtarja shfaqet bashkë me babain e saj. Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga ato foto, tiparet e saj janë pothuajse të njëjta. Dhe një gjë duhet pranuar, Beatrix vazhdon të mbetet shumë e bukur.