Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private, duke e fokusuar vëmendjen e mediave tek karriera e saj. Bëhet fjalë për moderatoren bukuroshe, Luana Vjollca, e cila nuk ka mundur dot të fshehë lidhjen e saj me Krenar Çoçajn për shumë gjatë. E teksa lidhja duket se po shkon më së miri e madje flitet edhe për martesë, Luana paska një marrëdhënie shumë të mirë edhe me nënën e Krenarit. Ajo e ka përshëndetur ‘live’ në emision, por asnjeri nuk e ka kuptuar. Në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan”, një prej skuadrave ftoi në skenë një zonjë nga publiku për të rrotulluar rrotën e pikëve dhe pasi u pyet nga Luana, ajo u shpreh se quhej Lume. “Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe e kam një arsye pse!”-tha me zë të lartë Luana, duke i lënë të gjithë në dyshime për arsyen. “Prive” ka zbuluar se Lume quhet vjehrra e saj. Lum Lumja për nusen që ka!