Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Festivali i RTSH’. Përveç këngëtarëve shqiptarë në skenë do të ngjitet edhe një i ftuar shumë i veçantë. Organizatorët e festivalit kanë zbuluar se në natën e parë do të jetë i ftuar artisti i madh i muzikës italiane Riccardo Cocciante. ‘Festivali i RTSH’ do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.