Po kërkoni një ‘look’ të ri për në pranverë? Këtu mund të gjeni disa ide që do t’u ndihmojnë shumë
1. Floku i prerë shkurt në formë shtresash per të krijuar një pamje të shpupuritur
Një stilist flokësh Orlando Pita nuk donte që t’i priste flokët e modeleve shkurt, kështuqë ai vendosi që flokët t’i kapte sipër me karfica dhe vajzat të dukeshin sikur kishin prerë flokët në formë shtresash. Ky model krijon një pamje të shpupuritur dhe është perfekt për vajzat që nuk duan t’i mbajnë flokët gjatë gjithë kohës lëshuar. Gjithashtu ky model flokësh u pa shumë edhe gjatë sfilatës së ‘Moschino’ në Milano.
2. Topuzi elegant
Orlando Pita zgjodhi 5 vajza për të stiluar flokët me modelin e një topuzi të lehtë për të reflektuar modelin sportiv të ‘Michael Kors’ për koleksionin e pranverës. Për të pasur një pamje më të relaksuar të këtij topuzi përdorni gishtërinjtë tuaj dhe nxirrni ose tërhiqni një pjesë të flokut.
3. Gërshetat
Krijoni një model flokësh me onde romantike dhe disa gërsheta të vegjël.
4. Ondet e lehta
Në disa sfilata flokët me model ondesh dukeshin jo vetëm që ishin shumë të pamundimshëm për t’u bërë por edhe voluminoze. Ky model u shoqerua edhe me disa lule shumë të vogla.
5. Flokët bisht-kali
Për të theksuar thjehstësinë e bukurisë mund të krijoni një model flokësh bisht-kali në formë laku për t’i dhënë një pamje më të rafinuar dhe të pambaruar. Për t’a krijuar thjeshtt duhet të tërhiqni një pjesë të flokut nga bishti dy herë dhe një pjesës tjetër te flokut lëreni të lirë.