• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Influencuese mode, 7 prezantueset shqiptare nga të cilat mund të inspirohesh për veshjet

Instagrami është tashmë një mjet komunikimi i domosdoshëm për të gjithë e sidomos për VIP-at, ku aty mund të reklamojnë punën e tyre apo të na tregojnë copëza nga përditshmëria. Disa prej prezantueseve shqiptare mund t’i ndjekësh në Instagram jo vetëm sepse i simpatizon, por edhe për t’u frymëzuar nga stili i tyre. Përveç ekranit, ato kanë pasion edhe modën sepse në çdo foto shfaqen të veshura me shumë shije dhe me tendencat e fundit të modës.

Kiara Tito – Prezantuesja bukuroshe së shpejti do të bëjë edhe një emision për modën duke ndërthurur kështu dy pasionet e saj. Kiara në çdo ftoto që poston në Instagram shfaqet e veshur moderne dhe guxon me stilin.

Liberta Spahiu – Për një look më ‘classy’, por edhe modern në të njëjtën kohë ndiq Liberta Spahiun. Prezantuesja di kaq të mirë shfaqet bukur edhe me veshje ‘classy’ edhe me ‘casual’.

Bora Zemani – Nëse ju pëlqen të jeni sportive dhe të ndiheni rehat me veshjen, atëherë Bora Zemanin duhet ta ndiqni patjetër. Prezantuesen në shumicën e fotove e shohim të veshur me kostum sportiv dhe plot stil.

Alba Hoxha – Një stil gjithashtu sportiv ka edhe Alba. Prezantuesja e motit shfaqet gjithmonë e veshur bukur, por edhe plot ngjyra.

Marina Vjollca – Nëse të pëlqen t’i lësh të gjithë pa fjalë me veshjen tënde, atëherë ndiq Marinën. Prezantuesja shfaqet gjithmonë shumë seksi dhe ndjek tendencat e fundit të modës.

Nevina Shtylla – Një tjetër prezantuese që vishet bukur është edhe Nevina. Nëse ju pëlqen të visheni ‘casual’, ndiqni Nevinën në Instagram pasi edhe prezantuesja ka këtë stil.

Arbana Osmani – Ndërsa ata që u rri mirë çdo gjë, duhet të ndjekin Arbanën sepse prezantuesja me çdo veshje shfaqet në super formë. Edhe pse pasioni i Arbanës është gatimi, edhe me modën prezantuesja duket se e ka mirë marrëdhënien./revistawho.com