Një lajm i keq vjen nga mediat indiane e që ka të bëjë me një prej aktoreve më të dashura për publikun shqiptar. Mediat indiane shkruajnë se aktorja Shrenu Parikh e njohur si “Gori”, nga seriali “Bixhoz me dashurinë” është infektuar me koronavirus. Aktorja është shtruar në spital dhe po merr mjekim. Lajmin e konfirmoi vetë 30-vjeçarja me një postim në Instagram. “Përshendëtje të gjithëve, nuk kam qenë aktive sepse kam dalë pozitive me Covid dhe tani po trajtohem në spital! Ju lutem lutuni për mua dhe familjen time! I jam mirënjohëse stafit mjekësor që po trajtojnë me përkushtim pacientët gjatë kësaj kohe të frikshme”-shkruan aktorja. Ajo i bëri thirrje fansave të saj të kenë kujdes dhe të respektojnë masat.